Eliza Dushku, nga nisja e karrierës e deri te filmi
Karriera e aktores me baba shqiptar

Kush është...

Eliza Patrica Dushku - ka lindur në 30 dhjetor 1980 në Boston, ajo është rritur në Masaçustet. Ajo ka lindur nga një baba me origjinë shqiptare dhe nga një nënë daneze. Në moshën 12-vjeçare, ajo bën hyrjen e saj në kinema. Eliza Dushku është zbuluar pas pesë muajsh kërkime nëpër Shtetet e Bashkuara për të luajtur rolin e Alice përbri Juliette Leëis në filmin ?Atë natë?. Ka luajtur në shumë filma me aktor të mëdhenj si Robert De Niro, Ellen Barkin, Leonardo diCaprio, Xhim Belushi. Eliza ka studiuar për piano, bateri dhe balet. Por ajo do të bjerë në sy pikërisht në filmin ?True Lies? ku luan përkrah aktorit Arnold Shvazeneger, atëherë kur ishte vetëm 14 vjeç. Ndërsa në moshën 18-vjeçare ajo është një yll i ekranit të madh dhe i propozohet roli i Faith në seri ?Buffy kundër vampirëve?. Fillimisht ajo do të merrte pjesë në pesë episode, por producentja vendosi që seritë të zgjasnin. Por ky film i dha asaj emrin ?bad girl?.

E liza e ka nisur karrierën e saj në një teatër të vogël për fëmijë dhe gjatë kësaj kohe ajo shpërblehet për performancën e saj. Pikërisht në vitin 1993, ajo luan në filmin ?This boy's Life? së bashku me Di Caprion, emri i të cilit ende nuk ishte bërë i njohur. Që nga mosha 14 deri në 16 vjeç, ka qenë e lidhur me prindrit. Edhe pse në moshë të vogël dhe me ligje shumë strikte lidhur me orët e punës për një të mitur, ajo kishte marrë pëlqimin e prindërve. Ndërsa kur kishte nisur xhirimin e filmit Buffy kundër vampirëve, ende nuk kishte mbushur 18 vjeç, Eliza mori një autorizim të veçantë që i lejonte që të xhironte gjatë natës. Që nga ajo kohë shqiptaro-danezja, mori pjesë në serinë ?Engjëll?. Filmi ?Kthesë e gabuar?, hedh hapa në natyrën tradicionale të filmave horror klasik të viteve ?70. Eliza Dushku, si protagoniste në këtë film vjen me një paraqitje e cila reflekton origjinën e saj shqiptare. Në foton qëndrore të filmit si dhe ne foto të shkëputura nga pjesët e filmuara, Eliza Dushku shfaqet me shqiponjën shqiptare me dy kokë.

Preferenca

Nëna dhe babai i saj janë profesorë në universitetin e Bostonit dhe ka edhe tre vëllezër më të mëdhenj. Karriera e saj nisi kur ishte 10 vjeç. Vëllai i Elizës bënte një audicion për një reklamë dhe ajo vendosi që ta shoqëronte. Agjenti i të vëllait, pranoi që të kujdesej edhe për Elizën. Gjatë kohës që ishte në lice, ajo e lë për pak karrierën e saj për t'u marrë me mësimet. Falë përkushtimit dhe notave të mira pranohet në Universitetin e Bostonit dhe në Universitetin Xhorxh Uashington. Eliza nuk kishte nevojë që të bënte punë të vogla pasi që në fëmijëri fitonte para me xhirimin e filmave. Eliza ashtu si gjithë familja e saj është shumë e ekuilibruar. Edhe pse e zënë me punë, ajo gjen gjithnjë kohë për të dhënë autografe apo për të marrë pjesë në vepra bamirësie. Ajo tashmë banon në Los Anxhelos së bashku me vëllanë e saj më i madh, Nate, edhe ai aktor, drejt rrugës për t'u bërë i famshëm. Në shtëpi Eliza ka një qen të rracës berger gjerman që quhet Korbit dhe pesë peshq të vegjël. Në moshë të vogël ajo ka mësuar edhe gjuhën e shurdh-memecëve. Ngjyra e saj e preferuar është e zeza dhe pëlqen sportin e hokeit në akull. Kohën e lirë zakonisht preferon që ta kalojë me familjen e saj. Pëlqen teatrin dhe kërcimin. Grupi i saj i preferuar është Beastie Boys.

A e dini se

Eliza është 1.65 cm e gjatë. Kur ka luajtur në filmin True Lies, ndër të tjera edhe me aktoren Jamie Lee Curtis, larg shtëpisë, ajo ka fjetur në shtëpinë e aktores së famshme, në një krevat me të gjitha kafshët që Curtis mbante në shtëpi. Madje Eliza deklaroi se Jamie kishte qenë si një nënë për të. Kur ishte më e re, profesorët dhe shokët e saj, e ngacmonin kur merrte pjesë në filma. Por kur ajo xhiroi një film me Leonardo Di Caprion, ky i fundit e mësoi se si ti trajtonte këto lloj problemesh dhe të mos ta vriste mendjen për ngacmimet e vogla të liceut. Tatuazhi që ajo kishte në krah kur luante në rolin e Faith, ka qenë fals dhe Eliza e mbante atë edhe kur dilte para publikut.

 
          Pamje nga filmi WRONG TURN

   
                     Përgjigje shikuesve të RTK-së
Ju falenderoj për interesimin kaq të madh, po unë do të përgjigjem vetëm në disa prej pyetjeve tua pasi që shumica e tyre ishin të ngjajshme.

Do të fillojë me jetën personale:

Kam lindur në Prishtinë, edhe shkollën fillore dhe të mesme i kam kryer në Prishtinë (dega piano instrumental), kurse prindërit e mi janë nga Nasalca komuna e Bujanocit, Kosova Lindore. Sa i përket asaj se a kam qenë në Nasalcë dhe Tërnoc, kam qenë para tre muajve sepse në atë rajon tre shkolla mbajnë emrin e gjyshit tim Ali Bektashi i cili ka qenë edhe themelues i shkollës së parë.

Jam e martuar, burri im është nga Tirana dhe kam një vajzë me emrin Anisa (6 vjeç). Jam 30 vjeçe dhe jetoj në Prishtinë. Jam profesoreshë në Akademinë e Dramës, jap lëndën teknikë zëri.

Më pëlqen muzika rock, si U2, Sir Elton John, Alicia Kays, Norah Johnes, Ericah Badu. Gjithashtu më pëlqen edhe muzika Jazz dhe padyshim të gjithë këngëtarët e kësaj muzike. Filmi që më pëlqen më së shumti "Once upon a time in America ".

Kurse ushqimi; më pëlqejnë pitet, flija, makaronat, ndërsa prej mishit vetëm peshku.

Sa i përket asaj se a pengon martesa në karierë, absolutisht jo sepse kariera është për mendimin tim çështje profesioni e sidomos kur mbaron Akademi dhe specializon për t'u quajtur këngëtare profesionale.

 

Do të dal te kariera:

Që në moshën 15 vjeçare këndoj, do të thotë kam 15 vjet karierë në skenë. Fillimisht jam paraqitur në Jugovizion për Eurovizion në ish-Jugosllavi së bashku me grupin Trio Rona. E më pastaj në "Akordet e Kosovës" dhe gjatë studimeve në Tiranë jam paraqitur pothuajse në çdo festival duke marrë kështu çmime për interpretim dhe çmime tjera si vendi i dytë, i tretë e asnjëherë i parë.

Kam pasur albume të përbashkëta edhe me këngëtarë tjerë por albumi im individual ai është "Të gënjen ai" dhe jam duke punuar në albumin tim të dytë ku kompozitorët janë: Adrian Hila, Florent Boshnjaku dhe jam në bisedime edhe me disa kompozitorë tjerë. Kam realizuar dy duete, një me Aleksandër Gjokën më 1994 dhe një më 2003 me Benet Kaçin po kjo s'do të thotë që s'do të kem edhe bashkëpunime tjera.

Sa i përket këngëve unë mundohem gjithnjë që ato ta kenë brenda profesionalizmin por kur është fjala te komercializmi kjo është një kompromis që e kanë bërë këngëtarët më të mëdhenj botëror, e bëjmë edhe ne lokal (Ballkani).

 

Disa pyetje specifike:

Disave prej juve iu interesoi se a është e rëndësishme pamja për skenë. Unë mendoj që është e rëndësishme te një këngëtar i cili veten e quan profesionist duhet të ketë parasysh në radhë të parë në zgjedhjen e këngës, të tekstit, ta ketë interpretimin, të dijë t'a trajtojë këngën, të ketë brenda saj artistllëkun të cilat t'i jep vetëm një shkollë përkatëse. Kjo është bukuria e një këngëtarit. Sa i përket veshjes, ajo duket të jetë sinkron me këngën dhe me interpretimin, që është shumë e rëndësishme.

Për veshjet e mia kujdesen stilistët Ardi Asllani, Anila Katanolli, Njomza Luci dhe Krenare Rugova. Por gjithmonë stilistët e mi njëherë e dëgjojnë këngën, pastaj e bëjnë veshjen. Dhe mendoj që stili klasik me ekstravagancë, më shkojnë më së shumti.

Kur është fjala se çka mendoj për këngëtarët tjerë, kjo varet prej adhuruesve sepse secili këngëtar ka individualitetin e vet dhe interpretimin e vet. Kurse kur është fjala për këngët e vjedhura, këtë pyetje mund ta kërkoni nga njerëzit kompetentë që quhen kritikë arti ose muzikologë dhe etnomuzikologë.

Një këngëtar, gjithmonë sipas mendimit tim për të ditë me zotëru skenën duhet ti ketë këto elemente në vetvete: lëvizjet skenike, mjeshtrinë e aktorit dhe të dijë të interpretojë e të gjitha këto arrihen vetëm në një Akademi të Arteve ku aty përfshihen përpos një instrumenti të caktuar edhe orët e solo-këndimit, studios operistike, orëve të baletit dhe lëndëve si analiza harmonike dhe formave.

Tekstet e këngëve të mia i kanë shkruar Alqi Boshnjaku, Jorgo Papingji, A. Trebicka kurse për këtë album jam duke punuar me tekstshkrues tjerë por akoma nuk kam vendosur se cilat do të jenë tekstet që iu shkojnë këngëve. Asnjëri prej teksteve nuk ka të bëjë me jetën time private sepse vaj halli me pasë qenë jeta ime si në tekstet e mia.

Natyrisht që kam kohë të lirë ngase nuk e paramendoj jetën pa kohë të lirë. E zakonisht atë e kaloj me vajzën time. Mbrëmjeve nëpër kafiteri me burrin tim.

Nuk e kam braktisë qytetin e Tiranës por burri im e ka punën në Prishtinë dhe pse jo edhe mua më ka konvenuar Prishtina. Tirana është një qytet shumë i bukur dhe mua më vjen shumë keq ta pranojë por këngët e mia dhe artin tim më duket se në Tiranë i çmojnë më shumë se këtu në Prishtinë, gjë që edhe është dëshmuar shumë herë. Po them edhe njëherë më vjen keq por kjo është përshtypja ime.

Për të shkuar Kosova në Eurosong unë mendoj se kjo shkon në mënyrë institucionale. Duhet të ekzistojë njëherë shteti e pastaj të prezantohemi në Eurosong.

Ju falemnderit shumë!

Me respekt,
Alma Bektashi