-Sa më e lartë të jetë shkalla e arsimit  të popullsisë aq më shumë    do të përmirësohet jeta e shoqërisë - Francis Bekoni  

  • Prof. Dr. Nijazi Azizi                                              
  • Prof. Dr. Shukri Rahimi
  • Prof. Dr. Gjyltekin Shehu
  • Prof. Dr. Adem Limani

               Prof. Dr. NIJAZI AZIZI  (1940-1988)

Lindi në Nasalcë të Bujanocit më 1940. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, kurse Normalen në Prishtinë. Fakultetin Fiologjik - Degën e Pedagogjisë e kreu në Shkup më 1964. në Maj të vitit 1979 u doktorua në Fakultetin Filologjik të Prishtinës me temën "DISA FORMA TË MANIFESTIMIT TË RELIGJIONIT TË TË RINJVE DHE RRUGËT E EDUKIMIT ATEIST". Teza ka 530 faqe dhe është e deponuar në QRBU në Prishtinë. Dr. Nijazi Azizi së pari punoi si mësues, kurse në qershor të vitit 1964 pranohet asistent i pedagogjisë së përgjithshme në Fakultetin Filologjik të Prishtinës, mandej si docentë dhe si prof. inordinar i pedagogjisë I, ku punoi deri në vdekje. Dr.Nijazi Azizi ka botuar disa punime shkencore nga lëmi i pedagogjisë.



            Prof. Dr. SHUKRI RAHIMI (Doktor i shkencave të historisë)

Lindi në Nasalcë të Bujanocit më 1925. Shkollën fillore e kreu në vendlidje, kurse Normalen në Nish. Fakultetin Filologjik - Dega e Historisë e kreu në Shkup më 1960. U doktorua në Fakultetin Filologjik të Prishtinës në janar të vitit 1974 me temën : "LUFTA E SHQIPTARËVE PËR AUTONOMI 1898-1912". Teza ka 298 faqe dhe është e deponuar në QRBU në Prishtinë. Dr. Shukri Rahimi së pari punoi si profesor i historisë në Shkollën Normale të Shkupit dhe në SHLP në Shkup. Më 1974 kaloi në Fakultetin Filologjik të Prishtinës si ligjërus i historisë së popujve të Jugosllavisë, ku arriti gradën prof. ordinar i kësaj lënde në këtë Fakultet.Ka të botuara 11 punime shkencore dhe një tekst.Në vitin 2003 u dekorua me Medaljen e artë të Lidhjes së Prizrenit "Hero i Kosovës"nga Presidenti i Kosovës.



               Prof. Dr. GJYLTEKIN SHEHU   

Lindi në Nasalcë të Bujanocit më 1937. Shkollën fillore e nisi në vendlindje dhe e kreu në Kumanovë . Normalen e kreu në Prishtinë, kurse Fakultetin Filologjik - Degën e Gjuhës dhe Letërsisë Frenge në Fakultetin Filologjik të Zagrebit , ku dhe u magjistrua në nëntor të vitit 1971 me temën "EKZOTIZMAT NË NOVELAT E PROSPERA MERIME-A  DHE TEMATIKAT E NGJASHME NË LETËRSINË SHQIPTARE". Mr. Gjyltekin Shehu e vazhdoi punën shkencore dhe u doktorua ne Universitetin e Sorbona IV në Parisë në qershor të vitit 1978 me temën "KORZIKA DHE SHQIPËRIA SIPAS ASPEKTEVE TEMATIKE NË LETRAT FRENGE TË SHEKULLIT XIX"Teza ka 350 faqe dhe është e deponuar në QRBU në Prishtinë. Dr. Gjyltekin Shehu së pari u punësua si referent për shkolla të lerta në Sekretariatin e Arsimit e Kulturës në Kosovë,pastaj si prof. i gjuhës frenge në Gjimnazin e Prishtinës , dhe në Arkivin e Kosovës në Prishtinë . Disa herë ka qenë në Francë-Paris për specializimin e gjuhës frenge. Më 1972 zgjedhet ligjërues i lëndës letërsia frenge në Fakultetin Filologjik të Prishtinës, ku arriti graden prof.ordinar. Ka qenë anëtar i Shoqatës Ndërkimbëtare të Doktorëve të Filologjisë në Universitetin e Parisit dhe vendeve të tjera të botës. Ka disa punime shkencëore , dy tekste shkollore për shkolla të mesme dhe dy tekste të përkthyera nga frengjishtja në shqip.

Gjyltekin Shehu  

Der am 24. Mai 1937 in Nesalce-Bujanovac  geborene Gjyltekin Shehu ist in erster Linie Lehrer. Nach seinem Studium in Skopje (Mazedonien), Zagreb (Kroatien) und Paris wird er Doktor der Literaturwissenschaft.

1985 folgt er einen Ruf als Professor für französische Literatur an der Universität von Prishtina, wo er seine Lehrtätigkeit bis zu den tragischen Ereignissen des Frühjahrs 1999 fortsetzt, denen er mit seiner Familie ausgesetzt ist, bis er nach Frankreich flüchtet.

Mit der Unterstützung eines seiner Studenten, Nevzat Bekteshi, gründet Shehu 1992 die Henry Dunant Shoqata (Gesellschaft) Kosovo. Durch diese Organisation unternimmt er es, die Grundprinzipien der Internationalen Bewegung des Roten Kreuzes und des Roten Halbmondes zu verbreiten. Dank seiner runden Tische war es möglich, Gelegenheit zur Reflektion und zum Ideenaustausch zu erhalten, beispielsweise über “Die Genfer Konvention und ihre Anwendung” im Kosovo und in Maczedonien.

Bei Besuchen in Deutschland und Schweden befaßt er sich mit Gastarbeitern, für die er häufig als Mittler auftritt. Als unermüdlicher Reisender nimmt er an einigen historischen und wissenschaftlichen Versammlungen teil, insbesondere den von der Henry Dunant Gesellschaft in Genf, Paris, Cannes, Heiden, Culoz, und Solferino ausgerichteten.

Vor seiner Rückkehr in sein Heimatland übernimmt er weitere Lehraufgaben. Als er den Status einer Nichtregierungsorganisation für die Shoqata Henry Dunant erreicht kann er die Kommunalbehörden in in Pristhina überzeugen, eine Straße nach dem Genfer Philanthrop zu benennen!

Professor Shehu übersetzt die Geschichte des Roten Kreuzes sowie den fundamentalen Text der humanitären Bewegung, A Solferino Memoire, ins Albanische, unterstützt durch das CICR.

Shehu erhält 1999 den Prix Henry Dunant für seinen unermüdlichen Einsatz für das Studium, die Verbreitung und die Vermittlung der Ideen und der Berufung Henry Dunants im Kosovo und in Mazedonien.
 


              Prof. Dr. ADEM LIMANI  (Doktor i shkencave të mjekësisë )

Lindi në Nasalcë të Bujanocit më 1953. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, kurse Gjimnazin në Preshevë . Fakultetin e Mjekësisë e kreu në Prishtinë më 1977. Studimet pasuniverzitare i mbaroi në Fakultetin e Mjekësisë në Zagreb në shtetor të vitit 1981 me temën "DISA KARAKTERISTIKA STRUKTURALE TË GJENDRËS PAROTIS TE NJERIU GJATË JETËS". Mr. Adem Limani spezializoi në Otorinolarigologji në Fakultetin e Mjekësisë në Zagreb, mandej u doktorua në Fakultetin e Mjekësisë në Prishtinë në shkurt të vitit 1988 me temën "KORELACIONI NDËRMJET DIAGNOZËS KLINIKO-CITOLOGJIKE E HISTILOGJIKE TE KARCINOMA DHE PREKANCEROZAT E LARINGUT". Teza ka 139 faqe dhe është e deponuar  në QRBU në Prishtinë . Dr. Adem Limani së pari u zgjodh asistent i histologjisë me embriologji në Fakultetin e Mjekësisë në Prishtinë, kurse tash është prof.inordinar i otorinolaringologjisë në fakultetin e Mjekësisë në Prishtinë. Ka të botuara më tepër se 20 punime shkencore si autor-koautor



KOMISIONI NDËRKOMBËTAR DHE ÇËSHTJA SHQIPTARE GJATË VITIT 1880  ( nga Shukri Rahimi )


Nënshkrimi i traktatit të Shën Stefanit midis Rusisë dhe Perandorisë Osmane Fillimi i Krizës Lindore 1875-1878, i kishte preokupuar Fuqitë e Mëdha evropiane rreth trashëgimit të tokave që Perandoria Osmane ende i mbante në Gadishullin Ballkanik e edhe më gjerë. Nga Fuqitë e Mëdha më të interesuarit për këto vise ishin Rusia dhe Austro-Hungaria. E para dëshironte të mbizotëronte në këto treva drejt realizimit të planeve të saj pansllaviste, kurse e dyta synonte ta okuponte Bosnën dhe Hercegovinën dhe ta shtonte ndikimin e saj në pjesën perendimore të Ballkanit dhe kështu të krijonte kushte për depërtim në Lindje. Këto dy Fuqi të Mëdha në korrik të vitit 1876 bënë një marrëveshje në qytetin Rajshtat, lidhur me ndarjen e sferave të interesit në këto treva. Këto pazarllëqe bëheshin në kurriz të popujve të nënshtruar të Ballkanit. Edhe Konferenca e Stambollit në dhjetor të vitit 1876 dëshmoi qartë se shtetet e mëdha vepronin drejt realizimit të planeve të tyre pushtuese. Ato nuk donin të çanin kokën për dëshirat dhe të drejtat legjitime të popujve të vegjël ballkanikë, por shpesh herë i përdornin si pionë në tabelën e komplikuar të shahut ballkanik.

Një politikë e tillë e Fuqive të Mëdha doli në shesh edhe gjatë bisedimeve të Paqes së Shën Stefanit midis Rusisë dhe Perandorisë Osmane. Si ngadhënjyse në luftë, Rusia i diktoi Portës së Lartë kushtet e Traktatit të Paqes së Shën Stefanit, me qëllim që t'i realizonte planet e saj për dominim në Gadishullin Ballkanik dhe për krijimin e principatës së madhe bullgare si një guberni ruse. Edhe me këtë rast diplomacia ruse i harroi popujt e vegjël e të nënshtruar të Ballkanit. Ajo i harroi edhe rivalet e veta, Fuqitë e Mëdha. Prandaj, kundër një Traktati të tillë e ngritën zërin popujt e dëmtuar, e në radhë të parë shqiptarët, trevat e të cilëve do t'i përfshinte në një pjesë Bullgaria e Shën Stefanit. Të goditur nga mospërfillja e Rusisë dhe Perandorisë Osmane, shqiptarët e viseve të Dibrës, Kosovës etj., u dërguan telegrame protestuese e memorandume, duke shprehur mospajtimin e tyre me Traktatin e Shën Stefanit.1

Me nje marrëveshje të tillë nuk u pajtuan as Fuqitë e Mëdha, rivale të Rusisë, të cilat kurrësesi nuk mund të lejonin dominimin e Rusisë në Gadishullin Ballkanik. Me insistimin e tyre u konvokua Kongresi i Berlinit, që kishte për qëllim revidimin e Traktatit të Shën Stefanit. Mirëpo, edhe në Kongresin e Berlinit u bënë pazarllëqe të shumta, derisa më në fund nuk u gjet kompromisi, po ashtu në kurriz të popujve të Ballkanit, të cilët luftonin për liri dhe pavarësi të tyre.

Populli shqiptar nuk u pajtua edhe në këto pazarllëqe të Fuqive të Mëdha, por që nga ditët e para të Kongresit të Berlinit me anë memorandumesh të shumta nga viset dhe grupet e ndryshme, u bënte me dije Fuqive të Mëdha se trevat e tyre nuk ishin të shkreta, se ata i zotërojnë dhe kërkojnë realizimin e të drejtave të tyre. Ata në këtë mënyrë u tregonin Fuqive të Mëdha në Kongresin e Berlinit, se ekzistonin si komb, se kishin territor të përbashkët në të cilin jetonin dhe se ata nuk ishin as turq, as austriakë, as sllavë.2 Kësisoj ata kërkonin t'u njihej ekzistenca kombëtare, e drejta për vetëvendosje, territori kombëtar dhe integriteti territorial. Shqiptarët kështu donin t'u tregonin Fuqive të Mëdha se nuk pajtoheshin me pazarllëqet që bënin ato me trevat e tyre,3 duke i kënaqur lakmitë e qarqeve të ndryshme. Megjithatë, këto qarqe nuk ia paraqitën Kongresit të Berlinit kërkesat shqiptare për njohjën e autonomisë.

Megjithëse Fuqitë e Mëdha në Kongresin e Berlinit nuk u angazhuan drejtpërdrejti për shqyrtimin e kërkesave shqiptare për shkaqe të shumta, ato në mënyrë të tërthortë u ndikuan nga memorandumet shqiptare. Për të zbutur reagimet e popujve që edhe mëtutje do të mbetnin nën sundimin e Perandorisë Osmane, ato në nenin 23 të Traktatit të Berlinit kishin paraparë disa reforma, që gjoja do të ua lehtësonin kushtet jetësore popujve të robëruar, pra edhe popullit shqiptar. Në nenin 23 thuhej se Porta detyrohej të krijonte komisione të veçanta, në të cilat duhej të përfaqësohej në mënyrë shumë të gjerë elementi vendës; për të hartuar rregullore të posaçme, që do t'ua siguronin këtyre krahinave një ad-ministratë autonome, analoge me atë të Kretës.4 Lidhur me këtë shtetet evropiane do të formonin një Komision Ndërkombëtar (Komisioni evropian), me qëllim që të hartonte projektin e reformave të përmendura dhe të mbikëqyrnin realizimin e tyre.

Porta e Lartë gjatë kësaj kohe kishte për detyrë në radhë të parë të zgjidhte çështjën kufitare me Malin e Zi dhe Greqinë, sipas vendimeve të Kongresit të Berlinit. Por këto vendime i kundërshtonte Lidhja Shqiptare e Prizrenit, e cila konsideronte se cenoheshin viset e banuara me shqiptarë. Qëndrimi i vendosur i Lidhjes Shqiptare kundër pazarllëqeve të Fuqive të Mëdha, ndikoi që atuoriteti i Lidhjes dhe rëndësia e saj të rriteshin dita-ditës në sytë e opinionit publik evropian. Kërkesa për autonominë e Shqipërisë, të cilën e kishte shtruar Lidhja Shqiptare, pati ndikim edhe mbi Komisionin Ndërkombëtar në Stamboll, që të ketë parasysh popullin shqiptar gjatë vendosjes së fatit të tyre, ose si shënon ambasadori anglez në Stamboll Goshen, se kombin shqiptar duhet parë si një element që nuk duhej kapërcyer me rastin e çdo kombinacioni të ardhshëm politik në Ballkan.5 Kjo flet për faktin se Lidhja Shqiptare me aktivitetin e saj kishte kontribuar që edhe Fuqitë e Mëdha ta kishin parasysh këtë faktor të brendshëm.

Ambasadori austro-hungarez në Romë, në raportin e tij më 14 maj 1880, shkruan se Perandoria Osmane nuk ishte në gjendje t'i shtrëngonte shqiptarët dhe t'i detyronte të pajtoheshin me vendimet e Kongresit të Berlinit dhe se, më në fund, dashur padashur do t'ua njihte një autonomi.6 Eshtë fakt se çështjën shqiptare e kishte shqyrtuar Këshilli i Ministrave i Perandorisë Osmane, që dëshmon edhe procesverbali i 6 qershorit 1880, nga i cili shihet se gjatë shqyrtimit të saj pati mendime divergjente. Kështu pati mendime që të njihej autonomia shqiptare, por më në fund mbizotëroi ideja e kundërt dhe u muar vendimi që kundër Lidhjes Shqiptare të dërgoheshin forca ushtarake për të rivendosur pushtetin osman dhe të hudheshin poshtë kërkesat e Lidhjes për autonominë e Shqipërisë.7 Se aty u shfaqën mendime divergjente, dëshmon edhe raporti i ambasadorit austro-hungarez nga Stambolli, në të cilin thuhet se dëshira e sulltanit për krijimin e një vilajeti shqiptar, me angazhimin e Said pashës u hodh poshtë.8 Për t'u marrë një vendim i tillë ndikuan edhe diplomatët e huaj. Kështu, ambasadori austro-hungarez në Stamboll kërkonte nga Porta e Lartë të ndërmerreshin masa më energjike kundër Lidhjes Shqiptare, me qëllim që ajo të mos bëhej faktor me rëndësi në këto vise.9 Ky kishte kërkuar që të hudhej poshtë kërkesa e Lidhjes Shqiptare për autonomi.

Në bazë të raporteve diplomatike, mund të përfundohet se Qeveria italiane duke synuar të shtonte ndikimin e saj ndër shqiptarët, si dhe për ta kundërshtuar qëndrimin e Austro-Hungarisë, kishte propozuar që shqiptarëve t'u njihej autonomia.10 Ky propozim hasi në kundërshtim të përfaqësuesëve të Francës, Rusisë dhe Austro-Hungarisë.

Çështja e autonomisë shqiptare ishte shqyrtuar edhe para Komisionit Ndërkombëtar në Stamboll, i cili, në bazë të nenit 23 të Traktatit të Berlinit, duhej të hartonte një projekt reformash për viset evropiane të Perandorisë Osmane. Përfaqësuesi anglez në Komisionin Ndërkombëtar doli me propozim që shqiptarëve t'u njihej qeverisja autonome, duke bërë një lloj decentralizimi të pushtetit administrativo-politik të Perandorisë Osmane. Një mendim të tillë kishte edhe kryeministri liberal anglez Gledston. Ky mendonte se shqiptarëve duhej dhënë një kompensim për territoret e humbura me vendimet e Kongresit të Berlinit. Një mendim të tillë e përkrahnin edhe përfaqësuesit diplomatikë të Anglisë në Stamboll Layard dhe Goshen. Gosheni kishte deklaruar se çështja kufitare nuk mund të zgjidhej pa konflikte, po të mos i jipej popullsisë shqiptare një satisfakcion, duke i kënaqur aspiratat e tij legjitime.11 Një propozim i tillë i përfaqësuesit anglez në Komisionin Ndërkombëtar hasi në rrezistencë të vendosur të Perandorisë Osmane dhe të Rusisë.

Kundër një propozimi të tillë ishte edhe Austro-Hungaria, pasi që ajo ishte e bindur se një autonomi e përgjithshme shqiptare do ta bënte të mundur dominimin e elementit mysliman, dhe kështu elementi katolik do të gjendej në pozitë inferiore.11 Prandaj, përfaqësuesi austro-hungarez doli me propozim për autonominë e viseve veriore, ku dominonte elementi katolik, duke shpresuar se atje do ta shtonte ndikimin e saj dhe do të krijonte kushte për realizimin e planeve të saj imperialiste.

Diskutimet në mbledhjet e Komisionit Ndërkombëtar lidhur me zbatimin e nenit 23 të Traktatit të Berlinit, shkaktuan shqetësime në qarqet qeveritare të shteteve ballkanike. Këtë e deshmon edhe raporti i përfaqësuesit diplomatik të Serbisë në Stamboll, i cili u shkruante eprorëve të vet: Para komisionit evropian gjatë shqyrtimit të çështjes së reformave për pjesën evropiane të Perandorisë Osmane, janë paraqitur dy tendenca kryesore: njëra për një Shqipëri autonome, e tjetra për një Maqedoni autonome.13 Në këtë raport ai shpreh frikën se me formimin e Shqipërisë autonome në kuadrin e saj do të përfshihej edhe elementi serb, të cilin do ta shtypte shumica shqiptare: në anën tjetër nëse do të bashkohej me Maqedoninë, elementi serb do të humbej në shumicën maqedone.14 Për këtë arsye ai ishte angazhuar që Vilajeti i Kosovës mos të ndahej midis Shqipërisë dhe Maqedonisë, por të mbetej si tërësi nën sundimin e Perandorisë Osmane. Lidhur me këtë çështje ai e kishte lutur edhe përfaqësuesin rus në Komisionin Ndërkombëtar Hitrovin, që edhe ai të angazhohej dhe ta paraqesë çështjen asisoji që gjoja Vilajeti i Kosovës qenka i banuar në shumicë nga elementi serb. Lidhur me këtë Jevrem Grujiqi kërkonte nga qeveria e tij, të dërgonte të dhëna statistikore, nga të cilat do të shihej se Vilajeti i Kosovës banohej në shumicë nga elementi serb. Po ashtu, ai kishte kërkuar nga qeveria që të organizojë dërgimin e telegrameve nga ana e popullsisë serbe të Vilajetit të Kosovës, e cila do të kërkonte që të mbetej në kuadrin e Perandorisë Osmane.15

Ministria e Punëve të Jashtme e Austro-Hungarisë i drejtohet me një qarkore ambasadorit të saj në Stamboll dhe konsullit të përgjithëshem në Shkodër, duke kërkuar prej tyre që bashkë me konsullin anglez Grin (Green) të shqyrtonin mundësinë e krijimit të një autonomie për viset veriore shqiptare. ,,Bisedoni edhe me zotin Grin dhe përpiquni që së bashku t'i saktësoni modalitetet e projektit, që këto ditë Komisioni i reformave në Stamboll ta aprovojë".16 Austro-Hungaria, më vonë do të insistojë me anë të përfaqësuesit të vet në Komision që ky projekt të aprovohet.

Londra e dinte shumë mirë se në këtë zonë shtriheshin interesat e Austro-Hungarisë, që ishin në kundërshtim me interesat e Rusisë, prandaj vendosi të vepronte në bashkëpunim me Vjenën. Kryekonsulli austro-hungarez në Shkodër Lippich, hartoinjë projekt mbi autonominë e viseve Veriore të Shqipërisë, ku do të përfshiheshin viset e Shkodrës, të Dukagjinit, të Mirditës, të Lezhës etj. Popullata e përgjithshme e tyre arrinte 92.000 frymë, prej të cilëve 79.500 katolikë dhe 12.500 myslimanë.17 Projekti austro-hungarez kishte për qëllim t'i mbronte interesat imperialiste të shtetit të vet në këto vise, e që ishte në kundërshtim me interesat kombëtare shqiptare dhe me integritetin territorial shqiptar, për arsye se çonte drejt copëtimit të tokave shqiptare. Projekti austro-hungarez parashihte autonominë për ato vise shqiptare, ku proporcioni ishte 6:1 në të mirë të elementit katolik shqiptar, kurse mbarë popullsia shqiptare arrinte në rreth 2.000. 000 banorë, prej të cilëve si thuhet në një memorandum 1.000.000 ishin myslimanë, 750.000 të besimit orthodoks dhe 250.000 të besimit katolik.18

Me këtë projekt parashihej në hollësi ndarja e Malësisë në rrethe administrative, por duke i ruajtur instituoionet tradicionale në administrimin lokal siç ishin: Kuvendi i fiseve, e drejta zakonore, vojvodet etj., që dëshmon qartë se ky projekt nuk parashihte ndryshime të mëdha në jetën shoqërore të fiseve të Malësisë dhe se i vetmi qëllim ishte që ato vise të binin nën dominimin e Austro-Hungarisë.19

Një zgjidhje e tillë nuk i shkonte për interesi edhe Anglisë, e cila mendonte se një Shqipëri e fortë do të mund të shërbente si pengesë për zgjerimin e shteteve sllave drejt Adriatikut, kurse një autonomi e viseve veriore nuk do të paraqitte far pengese serioze. Gosheni mendonte se realizimi i autonomisë së plotë të Shqipërisë do të kontribuonte në zgjidhjen e çështjes Lindore. Përfaqësuesi i Anglisë në Komisionin Ndërkombëtar Fricmoris po ashtu kërkonte një autonomi të përgjithshme shqiptare që do të përfshinte katër vilajetet. Ai bile insistonte të aprovohej një projekt i tillë i cili parashihte formimin e katër sanxhaqeve shqiptare me qendra në Shkodër, Prizren, Elbasan e Gjirokastër, që në të ardhmen të bashkoheshin në një njësi autonome shqiptare.20 Kjo në realitet çonte kah realizimi gradual i autonomisë shqiptare, por hasi në kundërshtim të fortë të përfaqësuesit rus, frances e austro-hungarez të Komisionit. Duke mos gjetur përkrahje te kolegët e tij, diplomati anglez nuk nguli këmbë për aprovimin e projektit të paraqitur nga ai, kështu që Komisioni Ndërkombëtar, me përjashtim të përfaqësuesit rus, e aprovoi projektin austro-hungarez dhe francez dhe këtë ia paraqiti Portës së Lartë, e cila duhej ta zbatonte në jetë.

Në porosinë e Komisionit ndërkombëtar dërguar Portes së Lartë thtihej: „Në qoftë se Porta e Lartë do ta shihte oportune të bashkonte krahinat shqiptare në një vilajet të vetëm — të nënshkruarit nuk do të kishin asnjë kundërshtim",21 që do të thotë se përf aqësuesit e Fuqive të Mëdha në Stamboll, edhe pse hartuan disa projekte mbi zbatimin e nenit 23 të Traktatit të Berlinit, ato hoqën dorë shumë lehtë nga insistimi për zbatimin e tyre në jetë. Me këtë, ata i lanë Portës së Lartë duart e lira që të veprojë kun-dër shqiptarëve si të donte ajo.

Kjo dëshmon se Fuqitë e Mëdha për shkak të kundërthënieve që kishin midis tyre, nuk mundën të gjenin zgjidhje të përbashkët për të dalë me kërkesa këmbëngulëse para Portës së Lartë. Kjo u dha krah forcave antishqiptare në Stamboll t'i hedhnin poshtë kërkesat e Lidhjes Shqiptare për autonomi dhe ta shtypnin me forcën e armëve lëvizjen kombëtare shqiptare e ta shpërndanin Lidhjen, që ishte faktor me rëndësi.22

Edhe kësaj here Fuqitë e Mëdha e treguan fytyrën e tyre të vërtetë. Duke e lënë Lëvizjen Kombëtare Shqiptare pa kurrfarë përkrahjeje, ato në realitet i ndihmuan Portës së Lartë që të veprojë lirisht kundër tyre. Duke dashur ta ruanin ekuilibrin politik të forcave, ato i lanë popullin shqiptar dhe maqedon edhe më tutje nën zgjedhën e sundimit të urrejtur osman, për të derdhur gjakun e tyre edhe tri dekada në luftën për çlirim kombëtar.

------------------
1 Skënder Rizaj, MemorandunA i shqiptarëve drejtuar kundër Paqes së Shën Stefanit (1878), „GjurmLme albanologjike" VI, Prishtinë, 1977, faqe 197—199.
2 Historia e Shqipërisë II, Tiranë, 1965 faqe ?« SHukn Rahimi, lufta e shqiptarëve për autonomi (1897-1912), 3 Prishtine, 1978, faqe 29-31. 'Stavro Skendi, The Mbanien national amakenig (1878—1912), Yersey, 1967, 4 faqe 46. « Historia e Shgipërisë II, faqe 135.
5 Arkivi i Maqedonisë, fondi anglez. Mikrofilmi 24. FO 78/3135, Raport i B 1 a n t i t nga Selaniku, më 31. VII. 1880.
6 Haus-Hof und Staatsarchiv Wien, PA, K. 35. Raporti i konsullit austro-nungarez nga Roma, më 14 maj 1880.
7 Baçbakanlik Arçivi Yildiz Esas Evraklari, Fa 28 c, 1297 Nr. 976. Procesverbal i Këshillit ministror, më 6 qërshor 1880.
8 HHStA, Wien, PA XVII. Kut. 37 Raporti Ks 52 Bujukdere, më 29 qërshor 1880.
9 HHStA Wien, PA XVII, Kut. 38. Bericht No 60 A—P vertraurlich, Bujukdere, më 27 korrik 1880. Ky përfaqësues dlplomatik ishte kundër Lidhjes Shqiptare dhe kerkesave te saj për autonomi, sikurse edhe vetë Qeveria austro-hungareze, sepse nuk u shkonte për shtat krijimi i shtetit shqiptar.
10 Historia e Shqiprisë II, faqe 148, 162.
11 Xhafer Belegu, Lidhja e Prizrenit, Tiranë, 1939, faqe 169. His-toria e Shqipërisë II, faqe 171.
12 Ibidem, taqe 167. Historia e Shqiperisë II, faqe 173.
13 Arkivi diplomatik i Sekretariatit Federatrv i IPunëve të Jashtme. Sefctori politik. Korrespondenca — Stamboll Fasn. ni i880. Raporti i Jevrem Grujiqit nga Stambolli No. rez. 42, me 24 qershor 1880.
14 Ibidem.
15 Ibidem.
16 HHStA Wien, PA XVII; Kut. 37 Telegrami i shifruar No. 121 i Mi-nistrisë së Jashtme të A. Hungarisë dërguar përfaqësuesve të saj në Shko-dër dhe Stamboll, më 19 qershor 1880.
17 HHStA Wiem, PA XVII Kut. 35 Projekti i konsullit L i p p i c h, më 27 qershor 1880. Hans Dieter Schanderl, Die Albanienpolitik Osterreich-Ungarns und Italiens 1877—1908. Wiesbaden, 1871, faqe 49.
18 HHStA Wien, PA XVII. Kut. 35 Projekti i kryekonsulUt Lippich nga Shkodra, No. 66, më 27 qershor 1880 në gjuhën frënge me titull: .J'ro-jet d'une organisation spëciale des tribus montagnartes de la Province de Scutari".
i'Skënder Rizaj, Lidhja Shqiptare e Prizrenit në dokumentet angleze. Memorandumi i shqiptarëve dorëzuar ambasadont anglez në Stam-boll më 12 prill 1878. Prishtinë, 1978, faqe 55—58^ Edhei ne dokumente tjera vërt'etohet se shqiptarët në këtë kohë numromn rreth dy milion fryme.
20 Historia e Shqipërisë II, faqe 173.
21 Historia e Shqipërisë II, faqe 173.
22 Lidhja Shqiptare e Prizremt në dokumentet osmane 1878—1881, për-gatitur nga Kristaq Pnfti. Tiranë, 1878, faqe 117. Vendim i Këshi-llit të Ministrave për dërgimin e lorcave ushtarake për shpërndarjen e Iidhjes Shqiptare.

nga: Shukri Rahimi 
Copyright www.agimi.com



ASPEKTE TË DIPLOMACISË FRËNGE PËRKITAZI ME LIDHJEN SHQIPTARE (1878—1881)   (nga Gjyltekin Shehu)
Për këtë kumtesë jemi bazuar në dokumentat arkivale frënge të fondit të Ministrisë të Punëve të Jashtme të Francës, të arkivit diplomatik, të korrespondencës politike dhe konsulare, Albanie-Shkodër Vol. 21 (1878—1879) dhe Vol. 22/1880—1883. Numri i këtyre dokumenteve përafërsisht arrin 180 dhe sipas natyrës së tyre janë: telegrame, memorandume, raporte, kërkesa etj.

Këtë ngjarje të rëndësishme të gjysmës së dytë të shekullit XIX dhe një ndër ngjarjet më të rëndësishme të kombit shqiptar për pavarësi e ndjekin disa diplomatë frengë: Kolona Xhekaldi (Colonna Ceccaldi), 1878—1879, drejtuesi i punëve të konsullatës frënge në Shkodër, G. Pons (1879), A. Le Rëe, (1879—1883). Korrespondenca e tyre kryesisht bëhet me ministrat e punëve të jashtme të Francës, si bie fjala me Wadingtonin, Barthëlemy Saint-Hilaire, me kryetarin e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Fancës Dufaure, me anëtarin e Komisionit për përcaktimin e kufive turko-malazez, D'Estournelle de Constant, etj.

Vitet 1877—1882, paraqesin edhe në bazë të këtyre dokumenteve frënge, vite më të vrullshme të historisë kombëtare shqiptare. Turqia siç e paraqesin diplomatët frëngë ishte „njeri i sëmurë" (Homme malade), të cilës kërkonin t'ia ndalin turrin e fuqisë së saj të dikurshme ekspansioniste, e cila qysh në shekullin XIV iu kishte kërcënuar Evropës. Ndërkaq, shqiptarët të informuar nga agjensitë e huaja dhe posaçërisht nga HAVAS, u ngritën duke kërkuar që të mirren parasysh interesat e Atdheut të tyre, të mos lejohet asnjë shkëputje nga trupi i përgjithshëm i cili do të vështirësonte formimin e Shqipërisë si shtet sovran dhe të pavarur. Këtij kushtrimi të shqipëtarëve, Bizmarku, kancelar i Gjermanisë i përgjigjej: „nuk ekziston kombi shqiptar". Shqiptarët vendosën që Fuqive të Mëdha dhe asaj që thoshte Bizmarku t'ia provonin të kundërtën. Një lidhje shqiptare formohet ku marin armët me mijëra vullnetarë, për të cilën na informon drejtuesi i konsulatës frënge në Shkodër (dok. 214 i 4 majit 1878), ku përveç të tjerave shkruan mbi negociatat në mes të Prenk Dodës dhe valiut të Shkodrës, mbi kundërshtimin e distrikteve shqiptarë për ndarjen e disa territoreve të tyre sipas marrëveshjes së Shën Stefanit. Ky ishte njoftimi që ai ia dërgonte MPJ të Francës përkitazi me formimin e një Lidhjeje Shqiptare.

Prandaj, diplomatët frëngë të cilët e kishin ndjekur çështjen shqiptare prej fillimit shtojnë se ajo kishte për qëllim:
1. Për të penguar doemos shkëputjen e tokave shqiptare që Kongresi i Berlinit ua kishte sinjalizuar, dhe
2. Për të shkëputur çdo lidhje të vazalitetit që ende e lidhte Shqipërinë me Portën e lartë.

Në vazhdim të ngjarjeve, konsulli i Francës Xhekaldi, në telegramet dhe në raportet e tij e njofton Ministrinë e Punëve të Jashme të Francës mbi veprimet e Komitetit të Lidhjes Shqiptare në Prizren, mbi qëndrimet e anëtarëve të Lidhjes dhe mbi listën e delegatëve të pranishëm në Prizren.

Është me interes edhe telegrami i Princ Nikollës të Malit të Zi, i 9 qershorit 1878 i cili ia dërgon drejtuesit të Konsullatës së Francës në Shkodër, ku e njofton për Lidhjen e formuar nga banorët e Gucisë dhe të Plavës, përkatësisht për një Lëvizje të madhe që organizohet në Grudë, Kelmend dhe Hot, dhe në tërë Malësinë, nën udhëheqjen e Nikë Zef Pepës, Sokol Cilit etj.

Dokumentet arkivale të datave 15, 16 dhe 17 qershor 1878, (dok. 219 1878), në të cilat drejtuesi i konsullatës së Francës i shkruan z. Duffaurit, kryetarit të Këshillit të Ministrisë së P.J. të Francës e bëjnë me dije sa vijon: „Lidhja është formuar prej banorëve myslimanë të Shqipërisë së sipërme, ajo është kundër çdo shkëputjeje... Sot është akt i kryer, delegatët nga të gjitha distriktet janë të mbledhura në Prizren, dhe e përbëjnë Komitetin udhëheqës, disa prej tyre dëshirojnë autonomi dhe disa dëshirojnë t'i ruajnë privilegjet e Qeverisë së Portës".

Lidhja e Prizrenit, si çdo bërthamë e re shtetërore, pati organet e veta, pikërisht, pati edhe shifren e vet, që, në bazë të dokumentit të cekur më lartë, është: 13.1630-1799-524-155.

Komiteti i Lidhjes qe i organizuar, ai kishte programin e vet. Dok. nr. 222, i 14 korrikut 1878, flet për vendimet e këtij komiteti, që ishin:
1. Formimi i një Komiteti qendror me seli në,Prizren, i cili do të jetë mbikëqyrës.
2. Formimi i nënkomiteteve, në qendra të sanxhaqeve të Shqipërisë, për regrutimin e njerëzve, mbledhjen e të dhjetave, blerjen e ushqimeve, shpërndarjen e armëve dhe të municionit.
3. Të gjithë njerëzit e shëndoshë dhe të aftë për punë, së paku nga një për çdo shtëpi duhet të marrin armët.
4. Sanxhaku i Shkodrës, duke përfshirë edhe Malësinë duhet të furnizojë 30.000 burra.
5. Distriktet e Tiranës, Elbasanit, Ohrit do të grumbullonin 30.000 burra, për të formuar një korpus në vete.
6. Qendrat e takimeve do të jenë: Prizreni, Peja, Kosova, Novi Pazari, dhe Shkodra.
7. Kjo pikë parasheh marrjen në shërbimin ushtarak edhe të krishterëve, si edhe një taksë për joluftëtarët, e cila do të mirret prej nënkomiteteve, mu për këtë qëllim.
8. Posa Kongresi i Berlinit t'i shpallë vendimet e veta, dhe nëse këto vendime parashohin copëtime territoriale, t'u bëhet thirrje shteteve fqinje të tërhiqen në territoret e veta.
Pika e 9-të, parashihte dënimin me vdekje në çdonjërin nënkomitet për personat të cilët nuk i përgjigjen thirrjes së nënkomitetit për t'i rrokur armët, kundër atyre që ikin para syve të
armikut.

Turqia, e detyruar që t'i realizonte këto vendime dërgoi Mehmet Ali pashën në Prizren, pranë Komitetit Qendror të Lidhjes Shqiptare, me urdhër që të shpërndajë Lidhjen, të shkojë në plavë, Guci, Podgoricë dhe Shkodër, në mënyrë që të ulë tensionin në popull për realizimin e idesë të ekzekutimit të Traktatit të Berlinit. Konsulli francez në Shkodër (dok. 229 i 16 shtatorit 1878), njofton në detaje se Mareshalli Mehmet Ali pasha, i kishte burgosur udhëheqësit e Lidhjes, ishte ndalur në Gjakovë e pritur prej Abdullah pashës, ndërsa agjutanti i sulltanit shkon në Prizren. Mehmed Ali pasha u vra në Gjakovë, bashkë me Abdullah Pashën, dhe me disa mirditas, koka e tij u vu në maje të hunit dhe u bart nëpër rrugët e qytetit si triumf i fitoreve shqiptare — thotë ai.

Qëndrimi zyrtar i Qeverisë Frënge nuk i favorizonte shqiptarët. Në bazë të dok. të 7 korrikut 1879, Ministri Wadington është kundër zgjidhjes së favorshme të çështjes shqiptare.

Pra, në fillim Porta e Lartë e kishte inkurajuar Lidhjen, duke menduar se do të mjaftohej me protestat shqiptare për t'i mos realizuar obligimet e kontraktuara në Berlin.
Lidhja Shqiptare, me gjithë ndërprerjet e saj, ishte gjithnjë në gjendje alarmi. Dok. nr. 19 i 6 tetorit 1879 përsëri informon mbi ftesën e Lidhjes Shqiptare, ajo i fton myslimanët e Manasti-rit, Selanikut, Janinës në një mbledhje të ardhme në Prizren. Mirëpo, edhe një dokument (nr. 33, i 28 marsit 1880) njofton gjerësisht mbi formimin e Lidhjes së re, mbi emrimin e Hodo beut në krye të vullnetarëve, mbi pajtimet dhe përçarjet në mesin e tyre etj. Megjithatë, siç shihet edhe në dokumentat frënge të tjera, shqiptarët kishin qenë gjithnjë unanimë (dok. nr. 44, i 20 majit 1880), mbledhjet e tyre të shpeshta kishin për synim formimin e një Shqipërie të tërësishme.

Anëtarët e Lidhjes propozonin një guvernator të përgjithshëm me qendër në Janinë, (dok. nr. 45 i 11 qershorit 1880).

Lidhja Shqiptare ishte me vendosmëri kundër çdo lëshimi të territorit të saj. Kur ajo mësoi për ardhjen e komisarëve nga Stambolli, për ekzekutimin e konventës së Berlinit, e bëri me dije Qeverinë Turke se do ta kundërshtojë edhe me forcë (dok. n. 46 i 26 qershorit). Lidhja Shqiptare, kur njoftohet për zbarkimin e anëtarëve të komisarëve nga agjencia HAVAS, e cila do të bënte ekzekutimin e traktatit të Berlinit, shkëputet nga autoritetet turke, nga ana tjetër e përfiton Anglinë dhe Austrinë që të ndihmojnë në zgjidhjen e udhëheqësve të Lidhjes, ndërsa Franca me anë të konsullit të saj, mundohet edhe ajo të të ndërhyjë për të bërë reforma në Vilajetin e Shkodrës (dok. nr. 47 i 9 korrikut 1880).

Italia nga ana e saj nxiste popullsinë e Ulqinit, që të bënte demonstrata në favor të Italisë, në mënyrë që të kërkonte aneksimin e tyre nën Mbretërinë Italiane (dok, no. 52 i 18 shtatorit 1880), me 22 shtator 1880, konsulli freng e njofton qeverinë e tij mbi orvatjet e Riza pashës për t'i përvetësuar anëtarët e Lidhjes, në mënyrë që dorëzimi i Ulqinit të bëhet pa rezistencë. Ardhja e Dervish pashës në Lezhë, emërimi i tij për guvernator të përgjithshëm të Shkodrës, Manastirit dhe të Kosovës, shkaktoi pakënaqësi të madhe, mirëpo bejlerët shqiptarë përseri mblidhen në Dibër për të diskutuar çështjen e pavarësisë së saj, (aneks depeshi i 28 tetorit 1880). Megjithë rezistencën që bëri Lidhja, Dervish pasha, pas një lufte prej katër orësh, arriti të hyjë në Ulqin. Vullnetarët dhe malësorët i bënë rrezistencë të madhe, por ky i fundit siç lajmëron kosulli i Francës në Shkodër, (më 28 nëntor 1880), e dorëzoi Ulqinin (dok. no. 57 i 25 dhjetorit 1880), i burgosi udhëheqësit e maleve, bëri kërdi në popullsinë e pafajshme shqiptare etj. Por, megjithë zullumet e mëdha, vrasjet e përditshme, populli shqiptar nuk iu nënshtrua autoriteteve turke. Një mbledhje e re përsëri formohet në fshatin Balldren afër Lezhës, që të mos i paguheshin taksa Turqisë.

Lidhja nuk pushon, ajo arrin të bëhet sundimtare absolute në Prizren, Pejë, Shkup, Gjakovë dhe Prishtinë, dëbon autoritetet turke, i zëvendëson ata me shqiptarë vendos të formojë dy korpuse me qëllim që të marshojë në drejtim të Manastirit, Ulqinit dhe Podgoricës (dok. nr. 60 i 5 marsit 1881).

Dervish pasha në tetor të vitit 1881, e ashpërsoi gjendjen në Gjakovë (dok. nr. 71) burgosi krerët më të mirë, zhduku dhe rrënoi fshatra duke u hakmarrë mbi popullsinë e pafajshme shqiptare.

Kjo Lidhje pati një jehonë të madhe ndër të gjithë shqiptarët, në çdo sferë, dhe jehoi thellë në arenën ndërkombëtare.

nga: Gjyltekin Shehu
Copyright www.agimi.com 


Për ta begatuar më mirë këtë faqe kërkojmë ndihmë nga githë ata që dijn diç për personalitetet e fsh.Nasalcë, pra , për ata intelektual që kan kontribuar në fushën e arsimit dhe shkencës.                                                                                  


  • Reload